Janë shitur të gjitha biletat për koncertin madhështor të Alban Skenderajt, i cili do të mbahet më 27 të këtij muaji.
Koncerti me titull “Nën yjet e Tiranës” do të mbahet në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë dhe gjithçka tashmë është gati.
Pasi artisi kuptoi që interesimi ka qenë shumë i madh, ai pati disa fjalë për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
“Mirënjohjen time nuk dua t’jua tregoj me fjalë por me vepra. Shpresoj të jetë një shfaqje në lartësinë e pritshmërive tuaja. Krenaria ime më e madhe në këtë rrugëtim artistik nuk janë as albumet e as videoklipet apo cmimet e mia, është publiku im!
Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai në Instagram.
Kujtojmë që Albani mbajti të njëjtin koncert edhe në Kosovë me një numër të madh njerëzish brenda./Prive.al