Big Brother VIP Kosova ka thyer rekord shikueshmërie në rrjete sociale për 100 ditë të plota.
Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e përmbledhura për këto ditë sa keni ndjekur edicionin e dytë që ishte ‘bombastik’.
Në fotografitë e mëposhtme mund të shihni shifrat e ‘çmendura’ që kanë arritur video të caktuara me banorët e shtëpisë përgjatë periudhës 3 mujore, njofton Klankosova.tv.
Pra, totali i shikueshmërisë së Big Brother VIP Kosova edicioni 2, ka shkuar në hiç më pak se 1.9 miliard.
Mos harroni, të premten mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova, ndaj qëndroni me ne edhe këto ditë deri në natën kur krejt sytë janë kah Klan Kosova.