“Shfaqje spektakolare”, ‘DailyMail’ shkruan për perfomancën e Rita Orës në Tiranë

By

Rita Ora bëri një shfaqje spektakolare teksa doli në skenë për të perfomuar në koncertin falas në Shqipëri.

Këngëtarja, 31 vjeçe, ka lindur në Kosovë nga prindër me origjinë shqiptare, përpara se të shkonte në Londër si fëmijë, por ajo numëron Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si shtëpinë e saj.

Dhe të martën, Rita u ngjit në skenën në sheshin Skederbej në Tiranë ku performoi një spektakël me 14 këngë falas në një moment që ajo e cilësoi si ‘të paharrueshëm’.

Ylli i popit u shfaq me një triko të zezë të tejdukshme me mëngë të gjata, e cila ishte e mbuluar shkëlqim.

Ajo e kombinoi veshjen e saj me një palë çorape të ngjashme dhe e kompletoi pamjen që binte në sy me çizme me taka të zeza.

Veshja e saj ishte një pjesë e krijuar për të nga kolegu shqiptar dhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti, i cili ka bërë veshje për Beyonce, Cardi B, Paris Hilton dhe Angelica Ross.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo tregoi lëvizjet e saj të bujshme të kërcimit teksa kaloi nëpër skenë dhe performoi me një sërë kërcimtarësh mbështetës, ndërsa pas saj u ndezën fishekzjarre dhe flakët.

Rita e hapi koncertin e saj me këngën e vitit 2019 “Ritual”, dhe më pas hitet e saj të mëdha, duke përfshirë ‘Your Song’ dhe ‘Hot Right Now’, përpara se të përfundonte me ‘Lonely Together’ dhe këngën ‘Anywhere’. 

Koncertip falas u organizua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për të festuar shpalljen e kryeqytetit si Kryeqyteti i Rinisë së BE-së për vitin 2022.

Duke folur për koncertin – dhe më herët duke u vlerësuar me një çmim prestigjioz nga presidenti shqiptar, Rita tha se nuk do ta harrojë kurrë shfaqjen në vendin e prindërve të saj.

Gjatë udhëtimit të saj, Rita u nderua me titullin ‘Naim Frashëri’ nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Ajo tha: “Ka disa gjëra në jetë që nuk i harroni kurrë, ky udhëtim do të jetë një prej tyre. Sot ka qenë një ditë joreale.

Rita ka lindur në Prishtinë, Kosovë, por është me origjinë shqiptare dhe u shpërngul në Londër me prindërit e saj si fëmijë kur ata kërkuan strehim në Britani të Madhe.

Krijuesja e hitit ‘Body On Me’ ka lidhje të ndryshme me Tiranën, të cilën ajo e konsideron si shtëpi së bashku me Prishtinën dhe Londrën, dhe festimi i emërtimit të kryeqytetit si Kryeqyteti Rinor i BE-së është shumë afër zemrës së saj.

Më herët gjatë udhëtimit, Ritës iu dha dekorata Naim Frashëri, një çmim që u jepet shqiptarëve në fushën e shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprat dhe veprimtaritë e tyre të vlefshme.

 

Artikuj të ngjashëm