Sherri Sindi-Melisa në “Përputhen” përfshin edhe Shqipen

By

Një sherr i fortë u shënua dje në ‘Përputhen’ mes Melisës dhe Sindit.

Gjatë debatit, Sindi iu drejtua Melisës duke i thënë: “Unë do bëj seks me atë që e ndjej e jo me atë që më jep një kafe”.

Pas kësaj deklarate Melisa u largua nga studio dhe shpërtheu në lot në prapaskenë.

Ndizet sherri në ‘Top Channel’/ Shqipja i doli në mbrojtje

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” e mbështeti publikisht Sindin, duke u shprehur se është më e vërteta në program.

“E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco. Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, shkruante Shqipja.

Ndizet sherri në ‘Top Channel’/ Shqipja i doli në mbrojtje

Pas këtij postimi, Melisa ka reaguar me një status, e cila ndonëse nuk përmend emra duke qartë që këtë përgjigje e ka për Shqipen.

“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”, shkruan Melisa.

Ndizet sherri në ‘Top Channel’/ Shqipja i doli në mbrojtje

Artikuj të ngjashëm