Të zbulosh se partneri iu ka tradhëtuar nuk është kurrë e lehtë, por shumica e njerëzve do të preferonin më shumë ta dinin të vërtetën sesa të qëndronin në errësirë për pabesinë e tjetrit të rëndësishëm.
Për të kapur në flagrancë një partner jobesnik ose për të konfirmuar dyshimet, njerëzit i drejtohen ekspertëve, hetuesve privatë, detyrë e të cilëve është të zbulojnë marrëdhënie të fshehura dhe afera të paligjshme.
Eksperti, Tom Martin tha për The Independent se mashtruesit ndjekin gjithmonë të njëjtat modele.
Ai tha se ndryshimi i zakoneve është njëra prej shenjave të para, që ngre dyshime se partneri juaj mund të jetë duke iu tradhëtuar.
Një shenjë tjetër është edhe largimi nga shtëpia herët dhe kthimi vonë, pastaj udhëtimet e biznesit dhe mungesa në festat ose ngjarjet familjare.
Eksperti gjithashtu u shpreh se puna jashtë orarit të tepërt është njëra prej shenjave të tjera.
Shenja të tjera:
Shpenzime të pashpjegueshme
Llogari sekrete në rrjetet sociale
Faturat e fshehura të kartës së kreditit
Kujdes shtesë
Aroma e dikujt tjetër
Blerja e dhuratave që nuk i keni parë
Gjëra të pashpjegueshme
Anëtarësimi në palestër
Thirrjet e humbura nga një numër i panjohur
Mesazhe me tekst të koduara ose të fshehta
Më pak seks
Gënjeshtra të dukshme etj.