14 Shkurti i 2016-tës përbën datën kur Dafina Zeqiri edhe zyrtarisht pranoi lidhjen me Hose-në nga Republika Domenikane.
Ky lajm si ‘dhuratë’ për fansat që tashmë kishin shuar kuriozitetin ishte vetëm fillimi i një lidhjeje të bukur mes dy protagonistëve të cilët tashmë kanë rreth një vit e gjysmë bashkë.
E duket se kur është fjala tek festat dhe datat e veçanta, Hose nuk kujdeset që ta befasojë të dashurën vetëm në momente të tilla.
Këngëtarja në rrjetin social Snapchat ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale dhuratën që i paraprin ditës së të dashuruarve.
Një palë patike të markës Nike kanë qenë dhurata e menduar nga domenikani.
Duke e njohur afeksionin e Duffy-t në këtë pjesë, definitivisht ai ja ka qëlluar në shenjë. /prive.al/