‘Tirana Lifestyle’ apo ‘Tirana Skandal’?! (Video)

By

Nuk ka akoma një orë që është publikuar bashkëpunimi shumë i përfolur ditëve të fundit mes Getit dhe Luanës.

Por më shumë jehonë mediatike mori pas lançimit por këtë herë jo për të mirë.

Shumë komente negative u vërshuan drejt dy personazheve, e sidomos Luanës e cila shfaqet edhe si një repiste.

E kjo ka bërë që adhuruesit e kësaj rryme ta komentojnë për të keq Vjollcën, madje shumë e kanë cilësuar këtë duet si skandaloz.

Ndërsa kritikat nga publiku nuk kanë munguar as për reperin e Prishtinës, ka pasur të tillë që kanë menduar që Geti ka degraduar veten me këtë projekt.

Mirëpo përpos në rrjete sociale, kanali i Babastars ka bllokuar komentimin poshtë videos.

Nëse të gjitha këto barazohen, si përfundim ky bashkëpunim lë për të dëshiruar dhe nga komentet që bëjnë shkruhet që Luana duhet të kthehet aty ku e mori famën si prezantuese e Geti në rrënjët e tij, sa nuk është bërë vonë./Prive.al

image image image image

Artikuj të ngjashëm