Shakira ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me Ozuna e cila quhet “Monotonia”.
Në këngën e re, artistja kolumbiane duket se flet për fundin e martesës me Pique, teksa mbron zemrën e saj
“Nuk ishte faji yt dhe aq më pak i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk kam thënë gjë, por unë e dija që një ditë do të ndodhte. Ka qenë gjithmonë kështu. Ti ke dashur gjithmonë protagonizmin. Harrove çfarë ne ishim. Po më e keqja është se nuk ishte faji yt e aq më pak i imi, ishte i monotonisë. Prej kohësh nuk ishe më i njëjti dhe më le për narcisizmin tënd”, thuhet mes tjerash në tekst.
Në videon e cila nuk hapet në Kosovë, Shakira shfaqet me lot në sy.