Pra dy muajsh, nëpër media qarkulloi lajmi e ata të dy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.
Por një gjë e tillë shpejt u demantua nga çifti Shakira dhe Gerard Pique, që kanë një harmoni dhe raport të shkëlqyer për momentin.
Ata janë fotografuar bashkë në tribinat e një ndeshjeje basketbolli në ditën e krishtlindjeve në New York City.
Çifti kishin me vete dhe djemtë e tyre të lezetshëm, Milanin 4 vjetar dhe Sashën 2 vjetar, për të parë një ndeshje në mes New York Knicks dhe Philadelphia 76ers.
“Urime krishtlindjet për fansat që çdo artist do të donte. Ju faleminderit shumë për përkrahjen që më keni dhënë këtë vit – dashuria që më keni treguar muajve të fundit, ka qenë forca ime”, ka shkruar Shakira në Instagram, po atë ditë! /Prive.al