Shakira bëri një gabim me flokët e saj dhe gjithë fajin ia lë vjehrrës

By

Shakira jo gjithnjë ka bërë zgjedhjet më të zgjuara kur në pyetje ishte pamja e saj. Na ndodh të gjithëve apo jo?

Madje, një prej tyre këngëtarja e konsideron si të tmerrshëm dhe se vjehrra e saj e shtyu ta bëjë.

Gjatë një interviste për “British Vogue’s Life in Looks” ku ka komentuar disa nga veshjet dhe modelet e floëkve e saj ndër vite, këngëtarja u ndal te një foto e vitit 2012 që nuk i pëlqen aspak.

“E tmerrshme”, tha Shakira kur pa fotografinë ku shfaqej me flokë të shkurtra. Për këtë model flokësh këngëtarja “fajësoi” vjehrrën e saj.

“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”, tha Shakira duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së Gerald Pique:“Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm