Shakatë ju duhen se s’bën në lidhjen tuaj romantike!

By

Zakonisht ne nuk bëjmë shaka me njerëz që nuk i njohim ose që i njohim shumë pak. Ideja e të bërit shaka me personin që doni nuk supozohet të jetë e ashpër në formën e një fyerje por si një mënyrë për të treguar dashurinë në një mënyrë shpirtërore. Ja disa të mira që mund të sjellë shakaja me njerëzit që doni.

Mund të reduktojë stresin.

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen se e qeshura është ilaçi më i mirë. Shumë kërkime kanë dale në përfundimin se lidhja mes të qeshurës dhe stresit mund të jetë mund të ketë efektin e një meditimi për trupin dhe mendjen tuaj.

Ndërton një lidhje më të mirë.

Ju dhe partneri juaj shpesh i vini pseudonime njeri-tjetrit të kafshëve shtëpiake ose të tjera por që njerëzit jashtë marrëdhënies tuaj ndoshta nuk i kuptojnë. Kjo është një ndër gjerat që i ndihmon çiftet të ndërtojnë një marrëdhënie të veçantë dhe më të fortë, sepse është një gjuhë sekrete vetëm e tyre.

Rrit sitemin tuaj imunitar

Të bëni shaka me njeri-tjetrin do të thotë të qeshni të dy njëkohësisht dhe e qeshura të ndihmon në një system imunitar më të fort duke ju mbrojtur edhe nga ftohja. Sekreti qendron se e qeshura rrit aktivitietin kardiovaskular.

E qeshura ju çon në një tërheqje më të madhe ndaj njeri-tjetrit

Çiftet priren të jenë më të kënaqur në një marrëdhënie kur bëjnë shaka me njerit-tjetrin. Duke vënë në dukje të metat e secilit me shaka ata mund të jenë me të afërt dhe intimiteti në çift shkon drejt rritjes.

Shakatë ju çojnë drej mënyra më të mira të zgjidhjeve të debateve

Çdo çift ka debate ose zënka, ato janë të pashmangshme. Por të bëni shaka me njeri-tjetrin edhe gjatë një debati, të shtoni të qeshurën pa ofenduar ose pa u treguar i pasjellshëm, mund ta drejtojë debatin tuaj drejt një përfundimi më të mire.

Artikuj të ngjashëm