Shaka apo e vërtetë? Anxhelina Hadërgjonaj nënë binjakësh?

By

Ajo shpesh di të jetë qesharake me postimet e saj në instagram e t’i ngucë ndjekësit e saj me deklarata të pazakonta siç ishte ajo e djeshmja.

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonajt, pa pritur e pa kujtuar tha se ishte shtatzënë për të deklaruar vetëm pak sekonda më pas se ishte një rreng.

Anxhelina, ka publikuar në Instagram një imazh të një embrioni në ultrazë,  dhe e bëri të dukej sikur është ultrazëri i saj personal.

“Duket sikur 2019-ta do të jetë një vit entuziazmues. Këtë sigurisht s’po e prisja dhe desha që t’ua them personalisht të gjithëve. Këta të dy vijnë në mars”, ka shkruar ajo, në imazhin e ultrazërit ku shihen dy binjakë.

“Mezi po pres ta shoh lumturinë që do sjellin”, për të vazhduar më pas me të vërtetën, “s’jam e sigurt kush janë prindërit por kopjojeni e publikojeni dhe shokojini të gjithë”, e ka përfunduar ajo shakanë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm