S’flisnin prej 7 vitesh, si ndodhi pajtimi i Dafinës dhe Arbnores?

By

Për shumë kohë ishin shoqe të ngushta me njëra-tjetrën.

Por, gjërat për Arbnora Ademajn dhe Dafina Dautin ndryshuan diku nga viti 2016.

Atëbotë, Prive pati bërë publik lajmin e prishjes së shoqeve të ngushta.

U tha se punët personale të me njërën nga familjaret e Dafinës ishin shkaku.

‘Kushti i vetëm nga Dafina për të vazhduar shoqërinë mes dyjave ishte që Arbnora të ndërprente marrëdhëniën shoqërore më njërën nga familjarët e Dautit gjë që Ademaj nuk e ka bërë’, thuhej atëbotë.

Diçka të tillë pati konfimuar edhe Dafina për Telegrafin.

‘Raportet i kemi prishur pasi u ndjeva e tradhëtuar nga Arbnora. Ajo dilte dhe mbante kontakte me vajzën e hallës time, e cila më ka marrë një orë me vlerë dhjetë mijë euro, kjo ka qenë arsyeja që unë i kam kërkuar Arbnorës, shoqes time, që të mos mbajë kontakte me të dhe ajo ka pranuar por pas shpinës time takohej me të’, thoshte këngëtarja.

E nga ai moment u desh të kalonin më shumë se gjashtë vite që pajtimi të ndodhë.

Këtë e ka konfirmuar Dafina në intervistën 60 sekondëshe të emisionit Prive.

Cila e hodhi hapin e para dhe si ndodhi pajtimi? Detajet ua sjell intervista në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm