Postimi i tij i fundit në llogarinë e tij në Instagram, është një foto nga fëmijëria.
Flokët biond dhe sytë e kaltër e hapur na kujtojnë shumë aktorin e famshëm kur ishte fëmijë, Macaulay Culkin i cili ishte protagonist në filmat ikonë të kohës, “Home Alone”.
2020-a, do të jetë viti kur Seven Saraçi do të realizoj ëndrrën e tij, duke debutuar në tregun ndërkombëtar të muzikës.
Seveni duket se do të jetë artisti i parë mashkull që pas eksplorimit në muzikën shqipe të prek skenën amerikane, edhe pse tashmë dihet se artisti është rritur atje. /Prive.al