Disa javë më parë u përfol një krizë në raportin e Getit dhe Vivit.
Shkas u bënë disa veprime në rrjete sociale dhe deklarata e reperit që po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e shëndetit mendor.
Por, Vivi atëbotë u tregua tejet mirëkuptuese.
Ajo i la Getit hapësirën që ai e kërkonte teksa përmes rrjeteve, në vazhdimësi tregonte shenja që nuk është ndarë ai.
Gjiithçka u duk se kaloi kur 30-vjetorin, Vivi e priti në Zvicër krah Getit.
Por, lëvizje të reja janë pikasur nga ndjekësit në Instagram.
Vivi i ka fshirë përfundimisht të gjitha fotografitë me Getin. Për më tepër, ata më prapë nuk ndiqen me njëri-tjetrin teksa këtë herë, edhe Mozzik dhe Vivi kanë bërë të njëjtin veprim, unfolloë.
Mbetet të shihet në vazhdim se çka realisht ka ndodhur mes tyre por sinjalet nuk janë pozitive sidomos për fansat e shumtë të çiftit që kanë dashur t’i shohin bashkë që prej ditës së parë kur kjo romancë lindi brenda Big Brother VIP Kosova.