Seriali i ri në Netflix bazuar në dramën turke lë shikuesit të tronditur dhe trishtuar

By

Drama e sapo publikuar me 10 episode në gjuhën spanjolle nga Netflix, ka një nëntekst të errët. “Alba zgjohet në një plazh, me dëshmi të një përdhunimi, por pa kujtim të një nate më parë. Pastaj ajo mëson se përdhunuesit e saj janë miqtë e të dashurit të saj.”

Alba bazohet në një roman turk (të titulluar “Fatmagül’ün Suçu Ne?”) dhe nga ana tematike ndihet sikur të kujton një tjetër dramë të Netflix që tërhoqi vlerësime të larta nga fansat dhe kritikët: E pabesueshme. Konkretisht në Alba, protagonistja drogohet, përdhunohet dhe në mënyrë të dëshpëruar përpiqet të bindë autoritetet se seksi ishte kundër dëshirës së saj.

Ndërkohë, një nga të rinjtë që Alba akuzon është pjesë e një familjeje të pasur dhe të fuqishme që përpiqet të hedhë peshën dhe paratë e saj për t’i larguar të gjitha këto.

Për sa i përket Albës, konsensusi është se ky është një prodhim i realizuar mirë, por i vështirë për t’u parë. Një përdorues i Twitter-it e ka përshkruar shfaqjen “si të vështirë për t’u kapërdirë”. Po kështu, nga një përdorues tjetër në platformë: “Show #Alba në @netflix është shumë i mirë. E trishtueshme por është mirë. Shumë mirë në portretizimin e asaj që ndodh me të mbijetuarit e sulmeve seksuale kur raportojnë.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm