Të gjithë e mbajmë në mend këngëtaren Lindita Halimi në fillimet e karrierës së saj.
Këngëtarja kishte ca probleme me mbipeshën, mirëpo arriti që ta transformojë fizikun e saj për pak më shumë se një vit, duke rënë drastikisht në kilogramë.
he këtë e ka bërë vetëm duke ngrënë shëndetshëm, dhe duke mos iu darë palestrës. Madje ajo këtë histori personale e kishte ndarë me popullin amerikan, duke qenë pjesëmarrëse në American Idol vjet më parë.
Madje edhe kur u bë nënë, ajo nuk la asnjë kilogram tepër në trupin e saj duke u mbajtur në formë edhe më tutje.
Këngëtarja e cila tani ka një vajzë, zgjohet që në 6-të të mëngjesit për të ushtruar në palestrën që e ka bërë në shtëpinë e saj, para se vajza Kaimana te zgjohet nga gjumi.
Ndërsa për të gjithë ju që e nisni palestrën por nuk jeni konsistentë e të disiplinuar, këngëtarja ka treguar se cili është sekreti që qëndron prapa vullnetit për të vazhduar.
“Sekreti i rezultateve të fitnesit është të mos mendoni. Vetëm ngrihuni dhe ushtroni”, ka thënë këngëtarja e cila ndër vite, ka pasur rezultate të hatashme në palestër. /Prive.al