Martesa e tyre muaj më parë habiti të gjithë fansat e saj.
Bukuroshja shqiptare Angela Martini, i dha fund beqarisë me të dashurin e saj prej kohësh Dragos Savulescu, me të cilin edhe u martua në një ceremoni të thjeshtë private në Las Vegas.
Çifti që janë të dy fytyra publike, kanë lansuar në rrjete sociale një mori videosh, ku ata shfaqen si protagonistë të një filmi.
“Dashuri e paligjshme”, është titulli i videos i publikuar nga Martini, ku ajo e Savulescu prezantohen si një çift me pasion e zjarr dashurie, e s’mungojnë as skenat intime.
Se për çfarë bëhet realisht fjalë, s’është ende e qartë. /Prive.al