‘E imja’ ishte projekti i parë që e solli reperin shqiptar Kidda në shqip.
E duket që suksesi i këtij projekti debutues e ka shtyrë Kidda-n të mos ndalet.
‘Numër njo’ mban emrin kënga e re e cila është punuar nga Mantra dhe ka tekst të vetë artistit.
Fillimisht, ky krijim muzikor është i publikuar në versionin lyrics por besohet që shumë shpejt do ketë edhe videoklipin zyrtar.
Ndryshe, Kidda është artist i lindur dhe i rritur në shtetin skandinav të Suedisë. /Prive.al/