Pas raportimeve mbi aksident, kjo është gjendja e Gjikos!

By

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, u raportua se ka pësuar një aksident të rëndë komunikacioni.

Aksidenti ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, me ç’rast vetura e tij është përplasur me një kamion.

Burime të Telegrafit njoftojnë se hitbërësi i këngës “Yjet nalt” ishte duke shkuar për në Shqipëri në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ai duhej të mbante një koncert në Velipojë.

Nga fotografitë e siguruara , shihet se vetura e tij është dëmtuar rëndë.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se cila është gjendja e tij, një postim i Gjikos para pak minutash ka folur shumë!

Ai para një ore ka postuar fotografinë e koncertit që parashihet ta zhvilloj sot nën mbishkrimin: ‘Sonte. Rahovec’.

Duket se Gjiko ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë sa për të mos i munguar publikut vetëm një ditë pas aksidentit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm