Sam Smith është detyruar të anulojë performancën e tij në “Billboard Music Awards 2019”, më 1 maj, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari 26 vjeçar gjithashtu duhej të anulonte edhe disa koncerte të tjera për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Sam lëshoi një deklaratë në Twitter, dukë thënë: “Specialistët mjekësorë kanë kërkuar pushim. Më vjen keq, nuk jam në gjendje për të performuar në Baku këtë fundjavë e as në Billboard Music Awards, javën e ardhshme”.
Deklarata përfundoi duke thënë se e rëndësishme është rimëkëmbja dhe shëndeti i tij.