Semi lë shtëpinë! Kush e priti menjëherë pas daljes?

By

Mbrëmë, u kumtua lajmi se banorja që duhet të lë shtëpinë e Big Brother Vip ishte Semi Jaupaj.

Ishte ajo dhe Einxhel në nominim, mirëpo publiku vendosi pro për këtë të fundit që të vazhdonte lojën e saj në shtëpinë më të famshme.

Pasi la shtëpinë, Semi u ndal edhe për përshëndetje në studio dhe më pas kur doli nga aty, jashtë po e prisnin dy miket e saj, ndër to edhe Bora Zemani.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi është përfolur gjatë edhe raporti i saj me Borën, me shumë që aludonin se po tundej miqësia e tyre shkaku i Donald Veshajt.

Bora Zemani gjithnjë ka hedhur poshtë këta zëra dhe gjesti i saj teksa e priste tek dyert për t’i dhënë një përqafim të fortë, edhe njëherë dëshmoi se miqësia e vajzave është po aq fortë si gjithherë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm