Sellma në mesin e make-up artistëve më të njohur në botë (FOTO)

By

Grimerja më e njohur në trojet shqiptare, Sellma Kasumoviq tash e disa ditë po qëndron përtej oqeanit në Amerikë me punë.

Në Los Angeles, make-up artistja mes tjerash është ftuar edhe në një prej festave ultra-private të përvitshme, asaj të Halloween që organizohet nga një prej grimereve më të njohura në botë, Anastasia për të cilën Prive raportoi të Shtunën se ka origjinë shqiptare.

Festa është zhvilluar në një ambient luksoz ku të pranishëm kanë qenë emra të njohur të fushës si Amra Olevic e Ariel që grimon Kim Kardashian e Kylie Jenner e me të cilët Sellma edhe është parë në fotot të shkrepura në festë. 

Sellma është parë edhe nën shoqërinë e Vanity makeup nga LA, e cila po ashtu është grimere në akademinë më të madhe në Los Angeles.

Nga fotot e shpërndara, gjithçka duket të këtë qenë e menduar deri në detaje duke i ofruar të pranishmëve atmosferë që do e mbajnë mend gjatë. /Prive.al/

image-0-02-05-92ca7d6c86c456c55abc96a5bb5af0d086445be525564110d84fc69cbd0bdb61-v

image-0-02-05-997562f36ed2f56dee68e509a4b4d729c15881fb9cae25dc7b9fb74abb1384b9-v

 

 

Artikuj të ngjashëm