Se Kosova ka talentë të mëdhenjë në gjirin e saj kjo gjë është e vërtetuar tash e disa vite me prezantimet e shumë talentëve në sfera të ndryshme.
E të suksesshëm nga Kosova nuk kemi vetëm në fushën e muzikës apo filmit por edhe në shumë sfera tjera e ndër to bën pjesë grimi ku përfaqësohemi më së miri nga grimerja e njohur Sellma Kasumoviq.
Puna e saj profesionale e në hap me trendet botërore e bën atë të hyjë në listën e grimerëve më të mirë jo vetëm në Kosovë por edhe në botë.
Këtë e vërteton më së miri edhe ftesa e marrë në ‘partyn’ e organizuar nga grimerja e famshme botërore Anastasia Beverllyhills e mbajtur së fundmi në SHBA ku ishin të mbledhur grimerët më të mirë nga e gjithë bota.
Për më tepër detaje rreth punës dhe produkteve të saja tashmë të lansuara në treg mund të kuptoni në storien e përgatitur nga gazetari Vlorijan Halili. /Prive.al/