Për të gjitha vajzat nga Maqedonia që u pëlqen grimi i Sellmës dhe stilimet e flokëve nga Kaci, tashmë ka një adresë.
Dyshja e famshme që kohëve të fundit në Kosovë kanë vendosur trendë të reja sa i përket dukjes, do të hapin edhe një lokacion të ri të përbashkët në Maqedoni.
Ndërsa atyre siç duket në këtë vizion, iu bashkohet edhe Valdrin Sahiti.
Megjithëse e kanë dhënë lajmin vet për hapjen e dyqanit, as Sellma dhe as Kaci, nuk kanë dhënë detaje se kur pritet të hapet dyqani i tyre i ri. /Prive.al