Selena Gomez zhduk edhe të fundit gjë që e lidhte me Justin Bieber

By

Dyshja kishin qenë në lidhje që një kohë të gjatë, kur u ndanë në fund të marsit, 2017.

Selena Gomez bëri një lëvizje të qetë por shumë signifikante në Instagram këtë fundjavë. Ajo fshiu gjënë e fundit që e lidhte me lidhjen e përfunduar më Justin Bieber. Fansat ishin ata që e vunë re, që Selena fshiu nga Instagrami dedikimin që i kishte bërë për ditëlindje marsin e kaluar. Aso kohe Selena kështu e kishte bërë publike që ata ishin ri bashkuar, por jo për shumë gjatë ata ishin larguar nga njëri tjetri e që përfundoi në ndarje finale.

Pastaj Justin u lidh me Hailey Baldwin në qershor dhe u fejua me të në korrik, duke u martuar në shtator. Selena asnjëherë nuk u deklarua publikisht për lidhjen dhe martesën e tyre. E gjatë kësaj kohe edhe kur ishte në lidhje me këngëtarin Weeknd ajo nuk e kishte fshirë kurrë dedikimin e saj për Justin.

Në dedikimin në fjalë ajo kishte shkruar:

“1 mars 1994, lindi një person i veçantë që njoh. Boom.”

 

 

Artikuj të ngjashëm