Është vërtet një javë e lumtur për yllin e pop-it, Selena Gomez.
Ajo po arrin suksese të reja në karrierë pas publikimit të këngëve të saj të fundit.
Të hënën, kënga e re e saj “Lose You to Love Me “ u bë hitin e saj të parë numër 1 në Billboard Hot 100. Një top-listë kjo shumë presitigjioze në të cilën këngëtarja kishte arritur majft suksese por kësaj here për herë të parë u rradhit e në pozitën e parë.
Këngëtarja 27-vjeçare shkoi në mediat sociale për të shpërndarë gëzimin e saj për arritjen e saj të fundit duke falënderuar fansat e saj për dashurinë dhe përkrahjen.
“Kënga ime e parë si nr.1! Kjo këngë është aq e dashur për zemrën time. Unë kam punuar kaq shumë për ta bërë këtë album sa më të sinqertë dhe argëtues, ndërsa kam mbetur i prekshëm sa duhet për të ndarë atje ku jam në jetë”, shkroi Selena në Instagram-in e saj.
Burimi: Eonline.com