Ashtu siç dyshohej, Seldi dhe Mimoza janë ndarë!
Pas raportimit të Prive.al, i pari mbi ngjarjen, është dashur të kalojë rreth një muaj deri në prononcimin e njërit prej protagonistëve.
Seldi, në natën e parë të “Dance with me” e ka pranuar ndarjen.
I pyetur nëse është akoma bashkë me Mimozën, Seldi është shprehur: “Është e vërtetë që unë dhe Mimoza nuk jemi më bashkë. Kam respekt për Mimozën dhe familjen e saj për gjithë kohën e kaluar bashkë. Kështu paska qenë e shkruar.”.
Pa u ndalur tek arsyet, Seldi nuk ka preferuar të thotë më shumë se kaq. /Prive.al