Këngëtarja famshme Shkurte Fejza, ka pothuajse katër dekada e martuar me bashkëshortin e saj Hajrush Behlulin.
Ajo ka një jetë të tërë në skenë ndërsa marrëdhënia e saj ka qëndruar stoike, edhepse nganjëherë të qenit artist i vështirëson raportet familjare, sepse jo gjithmonë mund të jesh aty kur u duhesh njerëzve të tu.
Kësaj here e ftuar në Prive, bashkë me të bijën e saj Gresën, ajo ka shpalosur çelësin e një martese të suksesshme.
“Ne jemi njohur në vitin e tretë të gjimnazit dhe që atëherë s’jemi ndarë kurrë e jemi për thuajse 40 vjet bashkë. Ne e kemi dashur njëri tjetrin dhe kemi gjetur mirëkuptim. Ai e ka mirëkuptuar karrierën time”, ka thënë Behluli. /Prive.al