Ana Kabashi zbulon ‘Sekretin’ e madh të familjes!

By

Këngëtarja e njohur, Ana Kabashi, ishte e ftuara e sotme në emisionin hejWazzup me Enur Pakashticën dhe Erna Gecin.

Përpos shumë pyetjeve provokative këngëtarja nuk i ‘shpëtoi’ dos as një sesioni akustik nën përcjelljen e Enurit.

Ajo gjatë emisionit të sotëm këndoi për herë të parë projektin ‘Me fjalë të vogla’ të Flor Mumajesit i cili duket se i shkonte mjaft stilit të saj.

Pas kësaj performance këngëtarja u pyet se nëse gjatë karrierës së saj është kujdesur ndonjëherë për të ushtruar zërin apo diçka të tillë, por përgjigjja e saj ishte mjaft befasuese.

Ajo tregoi se deri më tani nuk ka bërë asnjë përgatitje në këtë aspekt por sekreti i zërit të saj qëndron tek familja.

Ana tregoi se përpos saj me talent në muzikë janë edhe prindërit, motra e vëllau i saj e natyrisht nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe me të. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm