Dy javë më parë, u lansua kënga “Nina” nga djemtë e Threedots – Flori, Bruno dhe Klajdi.
Me tinguj shumë verorë dhe tekst të bukur, kënga pati një sukses të jashtëzakonshëm. Në 14 ditë ka grumbulluar më shumë se 7 milionë klikime.
E së fundmi janë dhënë indikacione se po vjen një pjesë e dytë e këngës. Kësaj here bashkëpunëtore do të jetë edhe Anxhelina Hadërgjonaj.