Blogerja e njohur shqiptare ka rrëfyer për publikun se është diagnostikuar me tumor, një sëmundje goxha të rëndë të cilën e ka kaluar me sukses.
Së fundmi, Estela Ujka postoi një fotografi pas operacionit.
Estela vendosi të ndajë pak kohë me ndjekësit e saj duke përdorur pyetje/përgjigje në Instagram. Ajo u pyet nga dikush se pse nuk bën një rrëfim për problemin shëndetësor që kaloi pasi në këtë mënyrë do të inkurajonte shumë njerëz.
Përgjigja e saj ishte: “Mendoj se do ta bëj por akoma sjam gati ta pranoj”.
I urojmë shërim të shpejtë Estelës./Prive.al