Këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ende s’e kanë konfirmuar
lidhjen e tyre, edhe pse shpeshherë kanë qarkulluar lajme të
ndryshme për ta, ku është folur edhe për krisje të marrëdhënies së
tyre.
Megjithatë, edhe fansat e tyre janë në dijeni për një nga historitë e bukura të showbizit, prandaj pyetja e fundit që iu bë Enit në “Instagram” ishte: “Do të kemi një dasmë së shpejti?”.
Këngëtarja u përgjigj me vargjet e këngës “Sonte kemi dasmë…”, që është
kuptuar si një lajm i dhënë nga ajo, ndërsa po planifikon t’i japë fund
beqarisë.
Eni po punon për projektin e saj të radhës që publikohet këtë muaj dhe sipas burimeve pranë çiftit, thuhet se ajo dhe partneri i saj, Genc Prelvukaj, po planifikojnë dasmë VIP, shkruan Panorama, transmeton Prive.
Lidhja e tyre, që u zbulua me fotot e para gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se kishte marrë edhe aprovimin e familjes së Enit, pasi me ta ishte edhe motra e saj më e madhe këngëtare, Greta Koçi.
Natyrisht, që çifti është shumë diskret në planet e dasmës, pasi do që gjithçka të jetë surprizë dhe asush të mos dijë asgjë para se të bëhet realitet.