Përmes rrjeteve sociale, bukuroshja Afrona Dika paralajmëroi një sipërmarrje të re.
Pa zbuluar shumë, fillimisht, ajo u mjaftua duke ‘ngacmuar’ kurreshtjen e ndjekësve me paralajmërimin ‘së shpejti’ të biznesit ‘Grace’.
Kjo sipërmarrje do jetë e lidhur me botën e bukurisë.
Prive.al kontaktoi modelen e cila ndau për herë të parë detaje të pathëna mbi këtë angazhim të ri, të parin serioz të saj në këtë fushë.
“Grace është një qendër bukurie që përmbushë të gjitha ëndrrat e një femre që të duket bukur. Ky biznes do të fillojë në muajin shkurt dhe unë jam bashkëpronare me shoqen time Nadiren e cila ka përvojë 17 vjeçare në këtë drejtim. Ka qenë ëndërr jetësore e imja të cilën unë jam duke e bërë realitet dhe kënaqësia më e madhe është që jam bashkë me Nadiren” – deklaroi Afrona.
Kjo qendër bukurie synimet i ka të mëdha, drejt rritjes së vazhdueshme.
“Salloni i parë do të hapet në qendër të Zurich në Zvicër, kurse synimet janë edhe më të mëdha, të pasohet me disa sallone në Zvicër dhe përse jo ndoshta edhe në Kosovë e Shqipëri” – përmbylli bukuroshja.
Shumë suksese Afronës dhe ekipit në këtë angazhim të ri! /Prive.al