Taylor Swift është një ndër këngëtaret që jetën e saj private e mbanë shumë të fshehtë, ashtu e mbajti edhe lidhjen e saj me Joe Alwyn.
Pas dy vite lidhje më në fund Joe ka vendosur të bëj një hap të rëndësishëm për romancën e tyre sipas Elle, përcjell Klan Kosova.
Dëshira e Joe-s është që propozimi të jetë shumë i veçantë, por pavarësisht kësaj është i sigurt që Taylor do t’i përgjigjet me “po”.
Çifti kohëve të fundit janë parë shumë së bashku dhe duken shumë të lumtur me njëri tjetrin.