Së shpejti edhe një dasmë VIP-ash në trojet shqiptare (VIDEO)

By

Së shpejti do të kemi edhe një dasmë VIP-ash.

Bëhet fjalë për Armina Mevlanin dhe Shkëlzen Berishën.

Çifti do të martohet së shpejti edhe pse nuk ka ende një datë konkrete.

Në një intervistë së fundmi, blogerja Armina, zbuloi pak detaje se si dëshiron të duket kur të bëhet nuse por duke mos treguar shumë.

Ajo tha se ka biseduar me dizajnerë të ndryshëm për fustanin e nusërisë dhe se është duke pritur përgjigje.

“Nuk do doja të isha një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjatë, të personalizuar për mua. Të ketë edhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik, do doja t’I kisha ato lloj elementesh”.

Poashtu, ajo konfirmoi se dasma nuk do të vonohet pasi të dy ka vite që bashkëjetojën dhe e duan këtë gjë.

“Nuk kam asgjë me nxitim. Me Shkëlzenin kemi vite që bashkëjetojmë, e konsideroj bashkëshort prej kohësh, nuk e konsideroj si të dashur. Nuk kemi bërë celebrim. Të dy e duam dasmën, nuk do vonohet edhe shumë”, tha ajo./Prive.al

Image result for shkelzen berisha

Artikuj të ngjashëm