Së shpejti, Ariana do ketë një epitet të ri (FOTO)

By

Ka tash e një kohë që ajo është bërë pikë reference sa i përket veshjeve.

Llogaria e Ariana Fejzullahut në Instagram numëron qindra mijëra ndjekës e duket se për këtë arsye, kapitalizimi i ndikimit në një sipërmarrje ishte thjesht çështje kohe.

Përmes rrjeteve sociale, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu ka paralajmëruar një projekt të ri të lidhur me modën.

‘Ëndrrën time po e realizoj, shijën e stilin tim do ta ndaj tani me ju. E ti? Mos e
ëndërro, na vizito qe te dukeni bukur,me stil e plot elegancë . Sepse Ne ja vlejmë. Së shpejti, Anna’ – deklaron Fejzullahu në rrjete sociale me ç’rast nuk ka dashur të zbulojë më shumë.

Mbetet të shihet se çfarë konkretisht është kjo sipërmarrje që mban emrin e vajzës së tretë të çiftit, lëvizje e cila do t’i japë epitetin e një ‘business woman’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm