Është ndër figurat më prezente në ekranin shqiptar.
Prezantuese e aktore, ajo është paraqitur në disa prej projekteve më të mira të kinematografisë gjatë viteve të fundit.
Me rol në serialin më të mirë vendor “O sa mirë”, figurë kyce e Digitalb, ajo ka arritur të jetë ndër aktoret më të kërkuara në vend.
Ndonëse ajo duket shumë e re, Jonida ka mbushur plot 31 vjet.
“Mosha e femrës nuk thuhet. Iku edhe 31-shi. Po ndjehem shumë mirë”, ka shkruar Jonida në profilin e saj në Instagram, ku shihet dukur fryrë qirinjtë me numrin 31.
Së fundmi ajo është përfolur për një lidhje dashurie me reperin kosovar Kapital T, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka konfirmuar një gjë të tillë. /Prive.al/