“S’do e heq kurrë shqiponjën nga gjoksi” – Gashi deklarohet sërish për kombësinë

By

Artisti me famë ndërkombëtare e me prejardhje shqiptare Gashi, është deklaruar gjithmonë për kombësinë e tij.

Ai quhet Labinot Gashi, është lindur në Libi megjithatë prindërit e tij janë nga Kosova dhe janë shpërngulur kohë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Derisa në Sunny Hill ai dizajnoi bluza të veçanta me simbolin kombëtar shqiponjën, ai edhe vallëzoi me Dua Lipën vallen e Rugovës në mes të Turmës.

Ndërkaq në një intervistë për Klan Kosova ai thotë:

“Jam shqiptar dhe gjithmonë do ta them këtë. E kam thënë edhe para 10-të vitesh. Kurrë nuk do ta heq shqiponjën nga gjoksi im”, është deklaruar këngëtari. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm