Sara zbulon se Ledri mbeti shumë i mërzitur pas rrengut të saj

By

Me shumë gjasë keni parë rrengun që Sara Hoxha së fundmi i punoi reperit, Ledri.

Për një çast ai besoi se momenti që Sara të hynte në lindje kishte ardhur, dhe nuk mund të përmbante gëzimin e tij.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Sara iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve të saj, e njëri e pyeti për reagimin e Ledrit pas rrengut.

Ajo tha se ai ishte i mërzitur dhe i zhgënjyer por nuk u acarua me të. Tërë ditës ai mendonte se si tani ata do të kishin në krah vajzën e tyre.

Por, Sara është në ditët e fundit të pritjes, kështu që nuk do të vonojë çasti kur ata do të kenë mundësinë të mbajnë në krah frytin e tyre të dashurisë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm