Bardhi dhe Sara Gjordeni vijojnë të mbeten një prej çifteve më të komentuara në showbizin vendor.
Madje, kjo e fundit, po merr vëmendje goxha të madhe, edhe duke u mundësuar ndjekësve t’i bëjnë pyetje nga më të ndryshmet, të cilat i publikon me përgjigjen e saj.
“Do kthehesh myslimane, pasi edhe burrin e ke mysliman?”, ka qenë një pyetje drejtuar bukuroshes, e cila ka treguar se i takon fesë ortodokse.
Ajo e ka mohuar kategorikisht një alternative të tillë, duke thënë se “feja nuk tradhtohet për partnerin”.
“Dashuria nuk konsiston në ndryshimin e fesë. As në ndryshimin e thelbit tënd si njeri. Kurrsesi s’do e pranoja as unë as Bardhi diçka të tillë. Të tradhtonim fenë për partnerin. Ne mendojmë se diferenca tona na kanë lidhur kaq shumë”, ka shkruar modelja në përgjigjen e saj.