Sara i shkon në shtëpi Bardhit, fotografohen bashkë

By

Sara ka udhëtuar drejt Kumanovës për të qenë pranë Bardhit, pasi ky i fundit është duke i qëndruar nënës së tij e cila sipas këngëtarit, pati disa probleme shëndetësore.

Ka qenë Sara ajo e cila ka treguar se është pranë artistit duke bërë edhe një fotografi me të.

“Ju duam”, ka shkruar ajo.

Ky bashkim i tyre vjen pasi Bardhi la shtëpinë të shtunën pasi vëllai i tij e lajmëroi për shëndetin e nënës.

Pas daljes nga shtëpia, ka pasur dyshime se gjithçka qenë e planifikuar dhe për këtë, Bardhi ka postuar edhe fotografi të nënës nga spitali.

Nëna e Bardhit erdhi nga Gjermania për të bërë foton", fituesi i Big Brother 6 bën deklaratën e fortë - Vip-Magazine.al

Së fundmi, Sara ka bërë një postim për menaxherin e Bardhit, Jetmirin të cilin e ka kërcënuar nëse ky i fundit bën edhe një story në dëmtim të saj.

Drama vazhdon…

Artikuj të ngjashëm