Sara dhe Ledioni, në të njejtin vend por jo bashkë

By

Inagurimi i studiove të reja të Top Channel në Mëzez bëri bashkë emra të njohur të jetës publike, në një festë, që u zgjodh të mbahej në ditën e lindjes së të ndjerit Dritan Hoxha.

Të pranishëm, nga kryeministri Rama e deri tek personazhet e këtij televizioni, gjatë mbrëmjes të së premtes, ata pozuan në Tapetin e Zi, mbajtën fjalime dhe vizituan ambientet e godinës së re.

Familja Hoxha ishte natyrisht në qendër të vëmendjes. Pronarja Vjollca me vajzat Lorin dhe Sarën janë ato më mediatiket. Fokusi i aparatëve fotografikë ishte mbi to.

E zeza mbizotëroi thuajse në të gjithë ambientin, madje dhe veshjet që të ftuarit kishin zgjedhur ishin përshtatur tematikës së mbrëmjes.

Më ekstravagante në look u duk Sara, e cila kishte bërë një veshje të guximshme, duke nxjerrë thuajse gjysmën e gjoksit jashtë. Nga ana tjetër, mes të ftuarve u komentua distanca që ajo mbajti me të dashurin e saj Ledion Liço. Prezantuesi nuk u pa thuajse në asnjë moment pranë familjes trashëgimtare, por qëndroi i veçuar, gati në hije.

Edhe hapjen e eventit ia kishin besuar prezantueses ikonë të këtij televizioni, Arbana Osmani, duke shmangur dhëndrin e familjes që me sa duket, xheloz nga zgjedhja e Vjollcës për të qenë Arbana mikpritësja e mbrëmjes, nuk u duk në qendër të festës.

Screenshot_2015-10-17-16-14-50

Madje prezantuesi i Big Brother ende nuk ka treguar për fansat në rrjetet sociale, asnjë moment nga festa e mbrëmshme. Të jetë kjo një shenjë që mes çiftit të Top Medias, diçka nuk po shkon ashtu siç duhet? /Lapsi.al/

Artikuj të ngjashëm