Sapo u ndanë: Chaning Tatum nis lidhje me Jessie J dhe ja çfarë thotë ish gruaja e tij

By

Në prill të këtij viti, ata dhanë lajmin se martesa e tyre ka përfunduar.

Çifti i famshëm prej aktorësh, Jenna Dewan dhe Chaning Tatum, u ndanë pas nëntë vitesh martesë dhe mes tyre s’ka mbetur më asgjë.

Dyshja po lëvizin tutje me jetët e tyre ndërsa Tatum ka nisur edhe një lidhje të re, e vajza krah tij është hiç më pak se një këngëtare me famë botërore.

U raportua se Tatum po takon Jessie J dhe sipas revistës Us Weekly, ish gruaja e tij nuk është e shqetësuar fare për këtë fakt.

“Ata të dy po takojnë njerëz të tjerë dhe janë në rregull me këtë fakt”, ka thënë një burim pranë çiftit, të cilët kanë edhe një vajzë pesë vjeçare të quajtur Everly, duke shtuar se Jenna është krejtësisht në rregull me vendimin e tij për të hyrë në lidhje me Jessien. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm