Santiana për lojën me Bucin: Jam vërshuar nga komentet negative (VIDEO)

By

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana, sonte në “Big Talk” në Klan Kosova ka folur në lidhje me lojën e saj brenda BBVK-së.

Ajo është shprehur se është vërshuar me komente negative dhe është shprehur se ia ka marrë mendja se si do të pritet loja e saj me Bucin.

Madje, Santiana është shprehur se shumë njerëz i kanë shkruar fjalë të ndryshme anëtarëve të familjes së saj, madje siç u shpreh ajo, kanë kaluar edhe në kërcënime.

“Unë jam vërshuar nga komentet negative, gjithsesi dua t’i falënderojë të gjithë ata që më kanë mbështetur”.

“E kam ditur që loja ime me Bucin, pak a shumë ma ka marrë mendja si do të pritet, por nuk e kam ditur se njerëzit mund të shkojnë deri në atë pikë sa t’i shkruajnë nënës time, gjyshes sime, familjes sime, fjalë deri te kërcënimi. Kjo pjesë më pengon shumë dhe ndjehen jashtëzakonisht keq”, është shprehur Santiana.

Artikuj të ngjashëm