Pas super hitit ‘Na e dina’, rradha është për një projekt të ri nga këngëtarja Samanta Karavella.
E për fansat e këngëtares vjen më në fund lajmi i mirë! Samanta tashmë ka finalizuar xhirimet e videoklipit të ri nga ekipi që menaxhon këngëtaren, Max Production.
Kënga e zhanrit reggae do të publikohet brenda pak javësh por deri atëherë mbetet t’i shijojmë disa prej fotografive nga xhirimet që ka arritur t’i siguroj Prive.
Videoja e mëposhtme ju sjell fotot dhe mes tjerash një lajm ekskluziv për shpërnguljen disa javore të këngëtares shumë më larg se trojet shqiptare.