Padyshim nuk jeni vetëm nëse jeni duke pyetur veten se si të hiqni manikyrin në shtëpi.
Meqenëse sallonet e thonjve janë mbyllur për shkaqe sigurie, shumë femra kanë mbetur duke vajtuar për faktin se mund të jetë një muaj ose dy derisa ato të mund të kthehen në sallon – dhe vie një moment që duhet të hiqni gelin plotësisht nga thonjtë.
Së pari, me një limë largoni shtresën e sipërme të gelit duke ushtruar shumë pak presion gjatë gërryerjes.
Së dyti, mbushni një enë deri në 1 ose 2 cm me aceton që e përdorni për llakun e thjeshtë të thonjve.
Mbani disa minuta thonjtë të aceton dhe pastaj filloni të shtyni gelin. Mos e largoni dhunshëm, nëse geli nuk hiqet lehtë ose nuk e keni gërryer sa duhet ose futni gishtat prapë në aceton për 2 minuta.
Në videon e mëposhtme ndiqni hapat vizualisht.